Lajmi i fundit: Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

20:09 | 14 Tetor 2019

Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë.

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Viktima që dyshohet të jetë i moshës 57 vjeçare, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Më 14.10.2019, ora 18:37 në rr. Isa Kastrati në Prishtinë është raportuar për një person (viti i lindjes 1962) pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion, përderisa ekipet emergjente të ndihmës së parë kanë konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Hoxha.

Komento: