Lajmi i fundit: Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren

09:50 | 26 Shkurt 2019

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, derisa ishte duke rrënuar një shtëpi e vjetër.

Në Prizren një person ka raportuar se i njëjti ka hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes, pas raportimit ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Raporti i plotë i Policisë:

Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke e rrënuar një shtëpi të vjetër kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë në pritje të njësisë për deminim.

Komento: