LAJMI I FUNDIT: Gjendet pa shenja jete një burrë në lagjën ‘Dardania’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LAJMI I FUNDIT: Gjendet pa shenja jete një burrë në lagjën ‘Dardania’

10:41 | 08 Shkurt 2019

Një 51 vjeçar është gjendur pa shenja jete në rrugën ‘Bill Klinton’ në lagjën ‘Dardania’ në Prishtinë.

Mësohet se bëhet fjalë për viktimën mashkull E.L , 51 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti nga zyra për informim në PK për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për viktimën mashkull E. L., 51 vjeç. Aktualisht hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Komento: