Masat në Gjermani.
Autoritetet shëndetësore në Gjermani, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe mutacioneve të tij të rrezikshëm, kanë vendosur se duke filluar nga data 30 Mars çdo person që hyn në Gjermani duhet t’i nënshtrohet para nisjes një testi COVID.
Sipas lajmërimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga rregulli nuk përjashtohen as nënshtetasit gjermanë dhe ndryshe nga më parë asnjë shtet nuk do të konsiderohet “i sigurt” dhe çdo vend do të listohet në kategorinë e “rrezikshmërisë së lartë”.
Rregulli pritet të qëndrojë në fuqi më së paku deri në mes të muajit Maj.