Lajmi i fundit: Gjuajtje me armë në Prishtinë

19:51 | 10 Shkurt 2022

Gjuajtje me armë në rrugën “Emin Duraku” në Prishtinë.

Sot ka ndodhur një konflikt verbal mes disa personave në rrugën “Emin Duraku” në Prishtinë, gjë që ka rezultuar me të shtëna armësh.

“Sonte rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë afër rrugës “Emin Duraku” në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare që ka mbledhur Policia, dyshohet se gjuajtjes me armë i ka paraprirë një konflikt verbal mes disa personave dhe pastaj është dëgjuar një e shtënë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë në lokacion.

Komento: