Lajmi i fundit: Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit: Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

16:07 | 24 Dhjetor 2021

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.

Mesditën e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy persona.

“Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

Komento: