
Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Sipas marrëveshjes për koalicion Vetëvendosje – LDK, Kryetari i Kuvendit do t’i takonte partisë së Isa Mustafës, shkruan lajmi.
Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës me 75 vota për, 27 kundër dhe 6 abstenime.
Në anën tjetër, Arbërie Nagavci e VV-së, Kujtim Shala i LDK-së dhe Memli Krasniqi nga PDK janë propozuar për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.