Lajmi i fundit: Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit të Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit: Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit të Kosovës

16:14 | 26 Dhjetor 2019

Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Sipas marrëveshjes për koalicion Vetëvendosje – LDK, Kryetari i Kuvendit do t’i takonte partisë së Isa Mustafës, shkruan lajmi.

Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës me 75 vota për, 27 kundër dhe 6 abstenime.

Në anën tjetër, Arbërie Nagavci e VV-së, Kujtim Shala i LDK-së dhe Memli Krasniqi nga PDK janë propozuar për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.

Komento: