LAJMI I FUNDIT: Haga lëshon urdhër arrest ndaj Putinit për krime lufte në Ukrainë

17:30 | 17 March 2023

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka nxjerrur urdhër arrest për presidentin rus, Vladimir Putin, të premten.

Putini po akuzohet përgjegjës për krime lufte në Ukrainë, raporton Reuters, transmeton Reporteri.

Urdhër arresti ndaj Putinit bazohet në dyshime për dëbim të paligjshëm të fëmijëve dhe transferim të paligjshëm të njerëzve nga territori i Ukrainës në Federatën Ruse.

Ky vendim u mor në bazë të kërkesave të paraqitura nga Prokuroria, më 22 shkurt 2023.

Kujtojmë se Moska vazhdimisht ka mohuar akuza të tilla, për krime lufte ndaj fqinjit të saj, Ukrainës.

Sulmin e paprovokuar në Ukrainë, Putini e filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Komento: