Ramush Haradinaj arrin në zyrën e Speciales për t’u intervistuar.
Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj sapo ka hyrë në objektin e Gjykatës Speciale, ku do të intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në Hagë, shkruan Reporteri.
Përpos Hardinajt aty ka arritur edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së,Jakup Krasniqi.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme është intervistuar ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja.