Një 6-vjeçar ka humbur jetën në Durrës, është nga Kosova.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Një fëmijë rreth 6 vjeç nga Kosova është mbytur në plazh, në zonën e plazhit “Iliria”.
Mësohet se fëmija është nxjerrë nga deti nga pushuesit dhe është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
“BalkanWeb” raporton se fëmija ka qenë me pushime me familjen e tij nga Kosova.
Në kohën që fëmija ka qenë në det, uji ka qenë i qetë dhe nuk ka pas dallgë, por prindërit nuk i kanë kushtuar vëmendje vogëlushit të tyre, i cili ka humbur jetën tragjikisht.