Lajmi i fundit: Hysni Gucati mbërrin në Kosovë

11:55 | 17 Tetor 2023

Hysni Gucati mbërrin në Kosovë.

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, ka arritur në Kosovë.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar kryetari i degës së OVL UÇK-së në Skenderaj Emin Lati.

“Po, e kam pranuar lajmin e Hysni Gucati ka mbërritur në Kosovë. Aktualisht gjendet në zyrat e EULEX-it”, tha Lati.

Ai theksoi se për Gucatin kishte paraparë të organizonte pritje.

“Unë e kisha paraparë të organizojë një pritje nesër në Aeroport dhe në sheshin e Skenderajt. Por, njëherë kanë ndërruar planet. Ta shohim tash si po shkojnë gjërat, sepse ai mundet me i pasë disa gjëra të kufizuara”, tha ai.

Komento: