LAJMI I FUNDIT: Icardi arrin marrëveshje me Juventusin

12:34 | 17 Maj 2019

Mauro Icardi do të largohet nga Inter këtë verë.

Juventusi besohet se ka arritur marrëveshje, sa i përket kushteve personale për kontratë, me sulmuesin e Interit, Mauro Icardin. Megjithatë, problem ende mbetet shuma e parave që Interi e kërkon për argjentinasin.

Sipas Gazzetta dello Sport, zgjedhja e parë dhe e vetme e Mauro Icardit për të ardhmen e tij është largimi nga Interi këtë verë dhe transferimi te rivali, Juventusi, transmeton Express.

Gazeta italiane sportive pretendon se marrëveshja mes Juventusit dhe Icardit janë arritur para disa javëve. Këtu bëhet fjalë për një kontratë pesëvjeçare, sipas së cilës ai do të ketë pagë prej 8 milionë eurove në sezon.

Megjithatë, Juventusi dhe Interi ende nuk po arrijnë marrëveshjen për çmimin e Icardit. “Zonja e Vjetër” dëshirojnë t’ia japin Interit Douglas Costan në shkëmbim për Icardin, ndërsa zikaltrit duan që Juventusi të paguajë vetëm me para.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka qenë tash e një kohë të gjatë tifoz i sulmuesit argjentinas të Interit, i cili sipas Gazzetta dello Sport e ka refuzuar një ofertë nga Atletico Madridi së fundi.

Klubi spanjoll e kërkoi Icardin me shpresë së do të mundë ta zëvendësojë Antoine Griezmannin, i cili ka zbuluar se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Mirëpo, Icardi e ka refuzuar ofertën e tyre pasi që e do vetëm transferimin në Juventus.

Komento: