Një lajm i mirë ka ardhur për tifozët e Juventusit.
Në fillimin e javës tjetër pritet të nisin ndeshjet për çerekfinalet e Champions-it dhe Cristiano Ronaldo është në rikuperim pas ndeshjes me Portugalinë.
Ylli portugez tha se do të rikuperohej shpejt nga ky dëmtim, pasi e njihte mirë trupin e tij dhe pritet të rikthehet më 10 prillit, në ndeshjen kundër Ajax-it.
Këtë gjë e ka bërë të ditur ditën e sotme trajneri Massimiliano Allegri, i cili gjatë një deklarate për mediat u shprehu me bindje se “luzitani” do të jetë gati për sfidën e Champions-it, por nuk do të luajë të shtunën ndaj Milanit.