LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje kryeministri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje kryeministri

23:29 | 18 Dhjetor 2018

Belgjika ka mbetur pa kryeminsitër.

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas paraqitjes së një mocioni mosbesimi kundër qeverisë së tij.

Partia më e madhe në koalicionin e krijuar nga Michel, “Flemish N-VA” u largua një javë më parë pas një mosmarrëveshje për nënshkrimin e paktit të migracionit.

Largimi i partisë aleate e ktheu qeverinë e Charles Michel në një pakicë.

Ndaj kabinetit të tij u paraqit një mocion mosbesimi në Parlament, por Kryeministri dha menjëherë dorëheqjen.

Komento: