Juventusi penalizohet me 15 pikë këtë sezon.
Një lajm i keq për Juventusin sapo ka marr jehonë në të gjithë Italinë.
Gjykata Federale e Apelit ka pranuar kërkesën e prokurorit të Federatës Italiane të Futbollit për të rihapur gjyqin sportiv kundër Zonjës së Vjetër për përdorimin e pretenduar të fitimeve kapitale të falsifikuara
Edhe pse fillimisht ishte kërkuar që klubit nga Torino t’i hiqen nëntë pikë, vendimi i Gjykatës është edhe më i rënd.
Juventusit do t’i hiqen 15 pikë në këtë sezon. Për këtë vendim Juve ka drejt të apelojë në Kolegjin e Garancisë së Sporteve në CONI.
Arsyetimi për këto vendime të Apelit italian do të jepet në ditët në vazhdim.