LAJMI I FUNDIT: Kadri Veseli udhëton sot në Hagë, intervistohet si i dyshimtë

16:42 | 03 May 2019

Gjykata Speciale e ka fituar në intervistë edhe Kadri Veselin.

Kryeparlamentari Kadri Veseli pritet sot të udhëtojë në Hagë, ku e presin për intervistim prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gazeta Express mëson nga burime brenda Tribunalit Special se Veseli do të udhëtojë sot për në Hagë.

Atje pritet të intervistohet si i dyshimtë nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, John Smith

Ndryshe, kryetari i Kuvendit deri tash asnjëherë nuk ka pranuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale kur është pyetur, megjithatë ai ka treguar gatishmëri për shkuarje në Hagë, nëse ftohet nga prokuroria.

Express javë më parë ka raportuar nga burimet brenda Zyrës së Prokurorit të Specializuar se po përgatitën aktakuza që prekin seniorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë edhe Presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli

E ashtuquajtura Gjykatë Speciale është krijuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

Ndërkaq bazë për krijimin e kësaj gjykatë është një raport i shpalosur në Këshillin e Evropës nga senatori zviceran, Dick Marty, e në të cilët disa prej krerëve të UÇK-së, si Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Halit, Haradinaj, akuzohet për trafikim të organeve dhe trajtim çnjerëzor.

Komento: