Katër persona kanë rezulultuar me koronavirus brenda kampit të AC Milan.
Pas një seri testimesh në klinikën La Madonnina, lojtarët e AC Milan u kthyen në stërvitje individuale në Milano pasditen e djeshme. Sidoqoftë, për katër prej anëtarëve rezultuan me koronavirus.
Sipas botimit të sotëm të Corriere Dello Sport, në Milano kishte katër teste pozitive koronavirus, megjithëse mbetet të shihet se sa prej tyre janë lojtarë dhe anëtarë të stafit. Sidoqoftë, kjo nuk është konfirmuar akoma, përcjell ORAinfo.
Përveç kuqezinjëve, Fiorentina kishte gjashtë teste pozitive (tre lojtarë dhe tre anëtarë të stafit) ndërsa Sampdoria kishte gjithsej katër.
Ata të infektuar, natyrisht, duhet të kthehen në karantinë për të shmangur përhapjen e mëtejshme.
Infektimi i këtyre lojtarëve rrezikon serishzisht rifillimin në Serie A.
Mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i shtetit italian. /ORAinfo/