Autoblinda të rënda të KFOR-it para pak minutash ia kanë mësyrë veriut.
Forca të shumta të KFOR-it janë parë duke hyrë sot në orët e hershme të mëngjesit në veri të Mitrovicës.
Kjo për të siguruar që situata atje të jetë e qetë dhe stabile në momentet kur votohet transformimi i FSK-së në Ushtri.
Në këto pamje të cilat i ka siguruar Indeksonline, mund të shihni rendin e gjatë të autoblindave e veturave të KFOR-it të cilat po shkojnë në veri të vendit.
Në pra 10:00 do të fillojë seanca e Kuvendit, ku do të votohen tri projektligjet të cilat ndryshojnë mandatin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.