Lajmi i fundit: Kryeministri dhe disa familjarë të tij infektohen me koronavirus

11:50 | 01 Qershor 2020

Kryeministri dhe disa familjarë të tij janë prekur nga virusi i njohur si Covid-19.

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij të ngushtë kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.

“Për fat të keq, rezultati i testeve tona është pozitiv”, tha kryeministri Pashinian gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Facebook, shkruan “Free Europe”.

Politikani që me 1 qershor i mbushi 45 vjet, jeton me bashkëshorten dhe tri vajza. Djali i tij është duke shërbyer në ushtri dhe nuk jeton me familjen.

Pashinian tha se nuk ka pasur simptoma, por e bëri testin pasi planifikoi t’i vizitonte trupat ushtarake. Ai shtoi se e mori rezultatin e testit të dielën.

“Pas kësaj, e tërë familja ime u testua dhe edhe testet e tyre dolën pozitive”, tha ai, duke shtuar se asnjëri nga anëtarët e familjes nuk ka pasur simptoma të koronavirusit më herët.

Pashinian tregoi se është vetëizoluar në rezidencën e tij dhe do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë nga ai vend.

Ai beson se është infektuar me koronavirus nga një kamerier, i cili e kishte shërbyer me ujë.

Komento: