Koronavirusi po vazhdon të përhapet në gjithë botën.
Kryeministri britanik Boris Johnson ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Në një video të postuar në Twitter minuta më parë, Kryeministri konfirmoi se ai kishte simptoma të buta gjatë 24 orëve të fundit dhe rezultoi pozitiv në testin për koronavirusin.
Ai tha se aktualisht është i izoluar dhe se do ta drejtojë qeverinë përmes video-konferencave.
“Gjatë 24 orëve të fundit kam simptoma të buta dhe kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Tani jam i izoluar izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj qeverinë përmes video konferencës ndërsa luftojmë kundër këtij virusi. Së bashku do ta kalojmë këtë”.