LAJMI I FUNDIT: Ky është kryetari i ri i Maqedonisë së Veriut

22:28 | 05 May 2019

Në rrethin e dytë te zgjedhjeve garuan Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova.

Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku qytetarët zgjodhën kryetarin e shtetit, në mes Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovskit.

Censusi i duhur prej 40% pjesmarrje në zgjedhje nga 1,808,131 votues u arrit dhe kjo tregon se zgjedhja e presidentit është legjitime.

Në rrethin e dytë garuan Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova.

Nga pasqyra e hartës shtetërore për zgjedhjet, shihet qartë se në vendvotimet ku ka masë të konsiderueshëm të shqiptarëve fitore ka marrë Stevo Pendarovski.

Telegrafi ju sjell votat e kandidatëve me mbi 95% e votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) prej gjithësejt 1.808.131 votues që janë në Listën zgjedhore.

Gordana Siljanovska Davkova ka fituar: 350.471 vota apo 44,98% të votave të numëruara.

Stevo Pendarovski ka fituar: 410.970 vota apo 52,04% të votave të numëruara.

Vota të pavlefshme: 28.324 apo 3,58%

Pendarovski është kandidat i propozuar nga LSDM-ja e Zoran Zaevit ndërsa është mbështetur nga BDI-ja e Ali Ahmetit, PDSH-ja e Menduh Thaçit dhe Alternativa e Afrim Gashit.

Gjithashtu, ai ishte mbështetur edhe nga parti tjera minore, nga komunitete të ndryshme në Maqedoni.

Procesi zgjedhor sipas gjithë palëve vëzhguese ishte korrekt, demokratik dhe i qetë. Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoni dhe të parat pas ndryshimit të emrit të shtetit.

Kryetarë të mëhershëm ishin, Kiro Gligorov, Boris Trajkovski, Branko Crvenkovski dhe Gjorge Ivanov

Komento: