LAJMI I FUNDIT: Ky është vendimi i Francës për liberalizimin e vizave

21:19 | 17 May 2019

Franca nuk e mbështet heqjen e vizave për shkak të korrupsionit.

Franca dhe disa shtete të tjera të BE-së besojnë që Kosova ende nuk ka përmbushur kushtet e nevojshme për liberalizmin e vizave.

Senatorja franceze Helen Conway-Mouyret në llogarinë e saj në Tëitter ka publikuar përgjigjen nga ministria e Evropës dhe punëve të jashtme të Francës.

“Franca, së bashku me disa shtete të tjera anëtare, besojnë që në këtë fazë jo të gjitha kushtet janë përmbushur. Në fushën e sundimit të ligjit, pak progres është bërë kohët e fundit por jo mjaftueshëm që të ndalet korrupsioni. Vazhdimi i reformave është I nevojshëm që të ketë ndikim në sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Ligjet e reja që duhet aprovuar duhet impelmentuar shpejt dhe në vazhdimësi”, thotë ministria e punëve të jashtme franceze në përgjigjen e saj.

Senatorja shpjegoi se asaj i vie keq për mungesën e ambicies dhe guximit nga shtetit francez.

“Nuk ka shenja në përgjigjen e ministrisë se pritshmëritë legjitime të popullatës së Kosovës, të cilët trajtohen në mënyrë të pabarabartë me popujt tjerë të Ballkanit Perëndimorë, nuk janë marrë parasysh”, shkroi Conway-Mouret.

Komento: