Lëndohet një punonjës i kompanisë “Pastrimi” gjatë kryerjes së shërbimit.
Një punonjës i kompanisë “Pastrimi” në Prishtinë, është lënduar deri sa ka qenë duke e kryer punën e tij.
Sipas kompanisë “Pastrimi” kjo ka ndodhur për shkak të punimeve në terren nga “Termokosi”, njofton Klan Kosova.
“Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë, shpreh shqetësimin e saj lidhur me lëndimin e punëtorit i cili është lënduar gjatë kryerjes se shërbimit te largimit te mbeturinave”.
“Ngjarja ka ndodhur minuta më herët në rrugën ‘Vicianum’, ku shihen punimet nga Ndërmarrja Publike ‘Termokos’, dhe punëkryesi ka vendosur pajisje të improvizuara për të kaluar”.
“Lusim gjithë punëkryesit që të bëjne kujdes të shtuar gjatë punëve të tyre, po ashtu institucionet gjegjëse të ndërmarrin hapat e tyre në mënyre që mos të pësojne lëndime punëtoret e Kompanisë ‘Pastrimi’, të cilët janë duke kryer shërbim në terren gjatë 24 orëve pa ndërprerë. Shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përseriten”.