Liverpooli mund të thuhet se është kampion, pasi Federata e Anglisë nuk lejon që ky sezon të përjashtohet.
Liverpooli është gjithnjë e më afër që të shpallet kampion i Ligës Premier pas më shumë se 30 vitesh pritjeje.
Nga mesi i muajit mars, liga angleze është suspenduar shkaku i coronavirusit, derisa kanë filluar hapat e parë që të rikthehet për t’i përfunduar 92 ndeshjet e mbetura.
Federata e Anglisë në bashkëpunim me të gjitha skuadrat nga Liga Premier dhe Championshipi, kanë vendosur që të vazhdojnë këtë edicion nga 12 qershori.
Në protokollet e publikuar, thuhet se ky sezon nuk mund të përjashtohet dhe klubet duhet t’i përfundojnë të gjitha ndeshjet e mbetura.
Federata e Anglisë ka marrë këtë vendim, derisa mund të ndryshohet ai i zhvillimit të ndeshjeve në stadiume neutrale.
Aty ishte përcaktuar që 92 ndeshjet të zhvillohen në dhjetë stadiume të ndryshme, mirëpo klubet refuzojnë të bëjnë një gjë të tillë, duke kërkuar të luajnë në stadiumet e tyre ndeshje si vendas.