LAJMI I FUNDIT: Lojtari nga Premierliga po i bën testet mjekësore të Inter – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LAJMI I FUNDIT: Lojtari nga Premierliga po i bën testet mjekësore të Inter

13:19 | 25 Janar 2019

Inter e ka marrë seriozisht afatin e janarit ku tani po përforcohet edhe me një lojtar nga Premierliga.

Cedric Soares së shpejti do të zyrtarizohet si futbollist i ri i Interit.

Mbrojtësi i Southamptonit ka mbërritur për teste mjekësore te skuadra e njohur nga Milano.

Lajmi është bërë i ditur nga “Sky Sport” që ka publikuar edhe fotografinë e Soaresit të buzëqeshur para aventurës së tij të re, transmeton lajmi.

Soares do të nënshkruajë me Interin në formë të huazimit për 500 mijë euro me mundësi të blerjes pas përfundimit të këtij sezoni nga Southampton për total prej 11 milionë euro.

Komento: