Lajmi i fundit: Messi do të takohet me drejtorët e City

20:09 | 26 August 2020

Leo Messi ka kërkaur largimin nga Barcelona.

Raportet e fundit thonë se Manchester City do të këtë një takim me babin e Lionel Messi, derisa në garë për sulmuesin janë edhe Inter, PSG dhe Manchester United pasi që Messi dorëzoi letrën në Barcelonë se dëshiron largim

Legjenda e klubit dëshiron të largohet pas poshtërimit 8-2 në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munich si dhe pas takimit jo të mirë që pati me Ronald Koeman në Camp Nou.

Favorit për të nënshkruar me të mbetet Manchester City, për shkak se Pep Guardiola ka punuar me Messi në Barcelonë.

Sipas tuttomercatoëeb, babai i Messi ka rezervuar një takim në Angli të hënën me drejtorët e Manchester City.

Në garë për të janë edhe Inter, i cili mund të përfitojë nga ligji për taksa në Itali një gjë që redukton shumë koston e operacioni dhe klubi tashmë ka pasur disa trentativa për ta trensferuar Messi prej që ai ishte tinejxher.

Paris Saint-Germain po ashtu nuk është jashtë garës, kurse Manchester United sigurisht që do të involvohet, sipas gazetarit të beIN Sports, Tancredi Palmeri.

Megjithatë kjo më shumë duket një garë në mes të Manchester City dhe Inter, por kjo vije në konsideratë vetëm nëse Barcelona e lejon largimin e tij.

Ka ende disa probleme që duhet të zgjidhen, për shembull klauzola në të cilën thirret Messi e që thotë se ai mund të largohet pa para gjatë sezonit por në data të caktuara.

Raportohet se në këtë rast pritet që në këtë rregull të involvohet FIFA dhe ta zgjedh problemin e kontratës së Messi brenda javës së ardhshme.

Në anën tjetër, TYCSPORT në Argjentinë thotë se Messi pavarësisht kësaj do të marrë pjesë në seancat stërvitore me Barcelonën.

Komento: