LAJMI I FUNDIT: Milan shkarkon trajnerin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LAJMI I FUNDIT: Milan shkarkon trajnerin

18:48 | 24 Dhjetor 2018

Shkarkime në Milan. Gjiganti Italian ka shkarkuar trajnerin e të rinjve, Alessandro Lupi, që kishte marrë drejtimin e skuadrës kuqezi, pas promovimit të Gennaro Gattuso në krye të ekipit të parë të “Djallit”.

Ishte vetë klubi kuqezi që komunikoi lajmin: “AC Milan komunikon se ka shkarkuar trajnerin e Primavera, Alessandro Lupi, të cilit klubi dëshiron t’i shprehë falenderimin dhe mirënjohjen për aktivitetin e zhvilluar”.

Lupi ka paguar kështu 9 humbjet në 13 ndeshje, teksa tashmë pritet për zgjedhjen e zëvendësuesit të tij, me Federico Giunti kandidat kryesor për postin e lirë.

Komento: