LAJMI I FUNDIT: Monaco merr vendimin për Thierry Henry

20:37 | 24 January 2019

Thierry Henry më nuk do ta udhëheq ekipin e Monacos.

Legjenda e Arsenalit mori drejtimin e ekipit francez vetëm tre muaj më parë, pas shkarkimit të Leonardo Jardim, transmeton lajmi.

Monaco aktualisht është në pozicionin e parafundit të ‘Ligue 1’, me vetëm një pikë larg fundit të tabelës, me 41-vjeçarin që fitoi vetëm 2 në 12 ndeshje gjatë udhëheqjes së klubit.

Henry e thelloi ende më shumë krizën pas humbjes kundër Metz-it, me rezultat prej 1-3 në të mirë të kësaj të fundit.

Klubi lëshoi këtë deklaratë në faqen zyrtare: “AS Monaco njofton se ka vendosur të pezullojë trajnerin e ekipit të parë Thierry Henry nga detyra, nga kjo ditë deri në arritjen e një vendimi vendimtar”.

“Franck Passi do të trajnojë grupin profesional këtë të premte”, shkruhet tutje në deklaratë.

Komento: