LAJMI I FUNDIT: Mposhtet ISIS

18:15 | 22 Mars 2019

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ISIS është mposhtur.

Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur se Shteti Islamik ka humbur kontrollin e territorit në Siri dhe kështu është mposhtur.

Njoftimi është bërë nga zëdhënësja në një konferencë për media.

Poashtu sot Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shannan, ka takuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili e konfirmoi këtë edhe nepërmjet Twitterit.

Në postimin e tij kreu i Shtëpisë së Bardhë shkroi:

“ISIS përdor internetin më mirë sesa çdokush por për të gjithë ata që janë të prekur nga propaganda e ISIS, tani ata janë mposhtur në çdo nivel….”

Komento: