Grevat patën filluar të merrnin hovë në Kosovë, në fusha nga më të ndryshmet.
Mjekët ortopedë të QKUK-së nga sot zyrtarisht kanë ndërprerë grevën e nisur nga kirurgët në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërprerja e grevës është konfirmuar për Gazetën Shneta nga drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Dr. Arbër Tolaj. Ai ka thënë se puna ka vazhduar normalisht nga dita e sotme.
“Ju njoftoj zyrtarisht se nga dita e sotme Kolegjiumi Profesional i klinikës ka vendosur ta ndërpresë grevën. Ky vendim vjen pas miratimit të ligjit për paga, ndonëse me këtë ligj nuk jemi të kënaqur”, ka deklaruar Tolaj.
Ai ka bërë të ditur se puna ka filluar edhe në ambulancat specialistike.
Ndërkohë grevën janë duke e vazhduar klinikat e bllokut kirurgjik të QKUK-së. Ata nuk janë të kënaqur me dyfishimin e pagave nga rreth 600 në 1200 euro me ligjin e ri i cili u miratua të shtunën.