LAJMI I FUNDIT: Ndërpritet greva – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LAJMI I FUNDIT: Ndërpritet greva

18:40 | 01 Shkurt 2019

Pas arsimit, edhe Këshilli Grevist i shërbyesve civil ka përfunduar grevën.

Pas takimeve që kanë zhvilluar me kryeministrin Ramush Haradinaj, Këshilli Grevist i shërbyesve civil dhe dy sindikatat që përfaqësojnë shërbyesit civil, kanë vlerësuan se ka bazë që greva e mbajtur dy ditore, përkohësisht të pezullohet për të pritur se premtimet do të bëhen realitet.

Komunikata e dy sindikatave të shërbimit civil:

Bazuar në konfirmimin zyrtar të Kryeministrit të Kosovës, në takimin e mbajtur më datë 30.01.2019 dhe otimin e tij se rritja prej 0.20 për qind për të gjithë koeficientët e nëpunësve civil në Administratën Publike në nivelin lokal dhe qëndror, ka krijuar një baras peshë në mes të koeficientëve të nënpunësve civil dhe kategorive tjera buxhetore dhe nëse mundësohet ndonjë lëvizje deri në miratimin e Projektligjit të Pagave, patjetër edhe Shërbyesit Civil, do të përfitojnë atë rritje që përfiton sektori tjetër.

Këshilli Grevist dhe dy kryesit qendrore në mbledhje të jashtëzakonshme të datës 30.01.2019, duke u bazuar në këto zotime me shkrim përmes komunikatës së Qeverisë, por edhe me gojë të cilat u analizuan në anëtarësinë tonë, vlerësuan se ka bazë që greva e mbajtur dy ditore, përkohësisht të pezullohet për të pritur se premtimet do të bëhen realitet.

Me datën 01.02.2019, përmes mjeteve të informimit morëm vesh se për shkak të presionit dhe kalkulimeve politike, ka arritur një marrëveshje e re ku dialoguesi i kësaj marrëveshje është kryetari i Parlamentit, ministriiI Financave dhe kryetari i Komisionit Parlamentar së bashku me kryeministrin, duke u pajtuar për një marrëveshje të re që një kategorie buxhetore për shkak të një presioni të jashtëzkonshëm, ti mundësohet edhe një rritje e re prej 0.10 për qind, që në fakt kjo rritje shtesë do ta shtonte edhe më tepër dallimin dhe diskriminimin e Shërbyesve Civili në raport me kategoritë tjera, të cilat edhe më parë kanë qenë të dalluara-favorizuara.

Nisur nga fakti se kjo informatë ka shkaktuar një shqetësim të jashtëzakonshëm te anëtarësia jonë, të cilët janë të gatshëm jo vetëm ta riaktivizojnë grevën, por edhe ta bëjnë përshkallëzimin e saj pasi vërtetë janë bindur se shërbyesit civil fatkeqësisht do të jetë kategoria më e anashkaluar dhe më e diskriminuar në raport me kategoritë tjera.

Bazuar në faktin se nënpunësit e shtetit janë motori i shtetit, kërkojmë nga kryeministri dhe nga kryeparlamentari, shefat e grupeve parlamentare, ministri i Financave, kryetari i komisionit parlamentar për kët Ligj që të reflektojnë në zbatimin e parimeve të përcaktuara në nenin 3 të projekt Ligjit për Paga dhe kërkojmë nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut që të mos lejojnë diskriminimin e shërbyesve civil në raport me të tjerët, në të kundërtën do të ndodh riaktivizimin i grevës.

Kërkojmë nga deputetët të cilët do ta votojnë miratimin e ligjit, që të mos lejojnë diskriminimin e kësaj kategorie duke zbatuar parimin ligjor- pagë e njëjtë për punë të njejtë apo të ngjajshme.

Komento: