Lajmi i fundit: Ndërron jetë ish-futbollisti dhe trajneri kosovar

15:50 | 24 July 2020

Futbolli kosovar sot është në zi, pasi ka ndërruar jetë ish-futbollisti dhe trajneri kosovar.

Ish-futbollisti i Gjilanit dhe ish-trajneri i klubit të Dritës, Maksut Maksuti, ka ndërruar jetë sot, në moshën 73 vjeçare.

Maksuti ishte njëri ndër futbollistët më të njohur që ka pasur qyteti i Gjilanit, ndërsa ishte edhe futbollist i ekipit të Kosovës gjatë viteve të 70-ta dhe profesor i edukatës fizike.

Ai ishte i shtrirë në Repartin e Infektivës në Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit, tash e disa ditë, pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Pikëllimin me këtë rast e ka shprehur drejtori klinik i Spitalit, dr. Ukshin Ismaili.

“I ndjeri ka qenë profesor i imi dhe i mijëra gjilanasve. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, nxënësve të tij dhe kolegëve”, ka thënë Ismaili.

Komento: