Lajmi i Fundit: Ndërron jetë ish trajneri i Manchester United – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i Fundit: Ndërron jetë ish trajneri i Manchester United

12:51 | 14 Shkurt 2019

Ka ndërruar jetë ish trajneri i të rinjve të Manchester Unitedit.

Eric Harrison ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Manchester United përmes një deklarate në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

“Ne jemi jashtëzakonisht të trishtuar të raportojmë se ish-trajneri ynë i të rinjve Eric Harrison vdiq natën e kaluar. Kujtimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e Ericit në këtë kohë të trishtuar dhe të vështirë”, ka shkruar Manchester United.

Harrison njihet si trajneri që zbuloi futbollistët që më vonë do të konsiderohen si legjendat e “Djajve të Kuq”.

Gary Neville , David Beckham , Ryan Giggs , Paul Scholes , Nicky Butt dhe Phil Neville ishin futbollistët që u rritën nga ai si sportist dhe më pas shkëlqyen me Manchesterin dhe skuadrat ku luajtën.

Komento: