Lajmi i fundit: Ndërron jetë muzikanti shumë i njohur, familja jep lajmin e hidhur

20:53 | 06 Korrik 2020

Ka ndërruar jetë muzikanti shumë i njohur, e lajmin e hidhur e dha familja e tij.

Ka vdekur në moshën 91 vjeçare mjeshtri i muzikës së filmave ëestern dhe fituesi i çmimit Oskar, Ennio Morricone.

Muzikanti me origjinë italiane që njihet më shumë për kompozimin e muzikës së “The Good, the Bad and the Ugly”, mësohet se ndërroi jetë pas ndërlikimeve shëndetësore që pësoi pas një rrëzimi.

Funerali i Ennio Morricone do të mbahet privatisht, ne respekt “te ndjenjës se përulësisë që gjithmonë ka frymëzuar jeten e tij”.

Familja e dha lajmin e trishte përmes mikut dhe avokatit të tyre Giorgio Assumma.

Komento: