Lajmi i fundit nga gjendja shëndetësore e të infektuarve me koronavirus në QKUK

13:33 | 19 Mars 2020

20 persona janë të prekur me koronavirus në Kosovë.

Gjendja shëndetësore e personave të prekur me koronavirus (COVID-19), është stabile.

Këtë e ka bërë të ditur për klankosova Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“Për momentin kemi 13 pacientë të shtrirë në Klinikë të konfirmuar me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”.

Krasniqi ka theksuar se numri i mostrave që kanë arritur nuk mund të thuhet saktë, pasi sipas tij ndryshon në vazhdimësi.

Ndryshe, numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 20. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka lutur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për higjienën.

Komento: