Lajmi i fundit nga Klinika Infektive për gjendjen e pacientëve të prekur me koronavirusi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit nga Klinika Infektive për gjendjen e pacientëve të prekur me koronavirusi

12:26 | 08 Korrik 2020

107 pacientë me koronavirus të shtrirë në Infektivë, 55 me oksigjeno-terapi dhe dy në gjendje të rëndë.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 107 persona të prekur me koronavirus.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 107 pacientë të prekur me koronavirus.

Sipas njoftimit 55 prej tyre janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Po ashtu dy pacientë janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, kurse 2 rastet janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, raporton lajmi.net.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 08/07/2020, gjinden të hospitalizuar 107 raste.

Gjithsej 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste; 2 rastet janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Dje me datën 07/07/2020 janë lëshuar nga Klinika Infektive 7 pacientë.

Komento: