Milan Radojçiq me avokat nga Kosova.
I arratisuri më i famshëm nga Kosova, Milan Radojiçiq, është bërë me avokat kosovar.
Nënkryetarin e Listës Serbe të dyshuar se ka lidhje me privimin nga jeta të politikanit Oliver Ivanoviq e për të cilin është lëshuar urdhër-arrest nga Prokuroria Speciale do ta mbrojë Zhivojin Jokanoviq.
Ky i fundit që e ka zyrën në qendër të Prishtinës u angazhua nga bashkëshortja e të dyshuarit, shkruan Klan Kosova.
Avokati i rryer e mbështetë çdo plan që Radojiçiq të dorëzohet, në rast se i sigurohet statusi i dëshmitarit të mbrojtur në rastin Ivanoviq, rasti që ndodhi në Mitrovicë më 16 janar 2018.