Haga do të pret ‘mysafirë’ të ri.
Dy ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot pritet të nisen drejt Hagës.
Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa janë thirrur për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.
Bashkë me ta do të udhëtoj për në Hagë edhe avokati i tyre, Arianit Koci.
Kjo është konfirmuar nga vetë Koci.
Lushtaku dhe Mustafa pritet që nesër të merren në pyetje nga Prokuroria e Specializuar.
Nuk është bërë e ditur ende nëse Lushtaku e Mustafa janë ftuar si të dyshuar, si të akuzuar apo si dëshmitarë.