LAJMI I FUNDIT: Një 27-vjeçar dhe një foshnje u gjetën pa jetë në Demiraj të Gjilanit

13:06 | 01 Nëntor 2026

Një 27-vjeçar dhe një foshnje u gjetën pa jetë mëngjesin e sotëm në fshatin Demiraj të Gjilanit.

“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47 kemi pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë. Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, rast i cili është cilësuar si “ Vdekje e dyshimt””, tha ai. /IndeksOnline/

Komento: