Aksident i rëndë në Prishtinë.
Një person është goditur pranë një Qendre Mjekësore Familjare në Prishtinë.
Nga fotografitë që kanë dërguar lexues të Gazetës Express shihet se aksidenti ka ndodhur në rrugën afër tregut të gjelbër në kryeqytet.
Policia dhe ambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes ndërsa akoma nuk dihet për gjendjen e kalimtarit.