Lajmi i fundit: Një pacient në QKUK tenton të vetëvritet

15:55 | 08 Prill 2020

Një pacient i shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK ka tentuar të bëj vetëvra’sje gjatë ditës së djeshme.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime nga klinika se pacienti i hospitalizuar për shkak të problemeve me zemër, ka tentuar të bëj vetëvra’sje me një rrip të cilin më pas ia kanë këputur infermieret me skalper.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Qendra Klinike Universitare në një deklaratë për Gazetën. “Ka ndodhur një rast në Kardiologji, një pacient ka tentuar të bëj vetëvras’je por stafi i klinikës ka arritur ta parandalojë”, thuhet në deklaratë.

Gazeta ka bërë përpjekje disa herë të kontaktojë edhe drejtorin e Klinikës Dr. Imri Jashari, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Komento: