Lajmi i fundit: Një shtetas gjerman humb në malet e Sharrit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit: Një shtetas gjerman humb në malet e Sharrit

09:12 | 31 Dhjetor 2018

Një shtetas gjerman ka humbur në malet e Sharrit në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme në Malet e Sharrit ka humbur një person, i njëjti mësohet që është shtetas i Gjermanisë.

Kjo është bërë e ditur nga Klubi Albin ‘Dardania’ të cilët përmes disa imazheve kanë bërë të ditur se ekipi i tyre është duke marrë pjesë në aksionin për gjetjen e shtetasit gjerman.

Në imazhe shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Ekipi i kerkim shpetimit te Klubit Alpin Dardania merr pjese ne aksionin per gjetjen e shtetasit Gjerman i cili u humb ne Malet e Sharrit ne diten e sotme.

Urojme qe raste te tilla te kete sa me pak!”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Komento: