Përfundon takimi Kurti-Borrell-Lajçak, zyrtarët evropianë nisin diskutimet me Vuçiqin.
Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin Special të Evropës për Dialog, Miroslav Lajçak, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Para këtij takimi, dy zyrtarët evropianë kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Takimi i përbashkët mes Vuçiqit dhe Kurtit pritet të fillojë në ora 17:15.
Në Bruksel, ka arritur edhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit pritet të jetë prezent edhe në takimin trepalësh me Kurtin, Borrellin dhe Vuçiqin.