Ky është vendimi.
Nuk ka ndryshim në stolin e Milanit. Rino Gattuso, për momentin qëndron trajner i “Kuqezinjve”.
Në përfundim të një mbledhjeje të zhvilluar në klub me praninë e teknikut kalabrez dhe dhe drejtuesve të lartë, Maldini, Leonardo dhe Gazidis, klubi kuqezi konfirmuar besimin te Gattuso, edhe pavarësisht se në 7 ndeshjet e fundin skuadra ka grumbulluar vetëm 5 pikë.
Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe është zhvilluar në një klime konstruktive, duke konfirmuar unitetin mes drejtuesve dhe theksuar objektivin, që është kualifikimi në Champions sezonin e ardhshëm, edhe pse Roma tashme e ka në dorë fatin e saj, pasi ka grumbulluar 2 pikë më shumë se Milani.