Lajmi i fundit: Përleshje me thika te Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë

18:26 | 01 Nëntor 2021

Përleshje me thika te Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Disa persona janë përleshur me thika në afërsi të Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30.

Zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka bërë të ditur se nga përleshja janë lënduar dy persona.

“Në ora 11:00 ka ndodhur rasti dhe janë lënduar dy persona. Njëri është transferuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” dhe tjetri në ambulancën e qytetit për tretman mjekësor dhe Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Xhurkaj.

Tutje shtoi se të dyshuar në këtë rast janë tre persona, ndërsa një është arrestuar.

Xhurkaj tha se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet.

Komento: