Është pezulluar në vikend si dhe të hënën që është festë greva e minatorëve të Trepçës.
Shyqyri Sadiku, Kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës ka thënë për KTV-së se greva do të vazhdojë të martën ku përveç punëtorëve të Trepçës grevës do t’i bashkohen edhe punëtorët e minierës së Artanës.
Sipas tij të martën në grevë do të jenë rreth 1 mijë minatorë, 660 nga Stantegu dhe 300 nga Artana.