LAJMI I FUNDIT: Pezullohet greva e minatorëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LAJMI I FUNDIT: Pezullohet greva e minatorëve

13:54 | 05 Janar 2019

Është pezulluar në vikend si dhe të hënën që është festë greva e minatorëve të Trepçës.

Shyqyri Sadiku, Kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës ka thënë për KTV-së se greva do të vazhdojë të martën ku përveç punëtorëve të Trepçës grevës do t’i bashkohen edhe punëtorët e minierës së Artanës.

Sipas tij të martën në grevë do të jenë rreth 1 mijë minatorë, 660 nga Stantegu dhe 300 nga Artana.

Komento: