Lajmi i fundit: Plaҫkitje në Fushë Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajmi i fundit: Plaҫkitje në Fushë Kosovë

19:00 | 30 Dhjetor 2018

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë.

Para pak minutash është grabitur një institucion mikrofinanciar.

Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një grabitje në një institucion mikrofinanciar në Fushë Kosovë. Në vendin e ngjarjes janë paraqitur njësitet policore dhe po merren me rastin”,ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë që kohëve të fundit janë shpeshtuar grabitjet në banka, si pasojë e këtyre plaçkitjeve javën që shkoi, gjatë një grabitje në një bankë në qytetin e Istogut, mbeti pa shenja jete pjestari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj.

Komento: