Plagosë aksidentalisht mbesën, përfundon në QKUK – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Plagosë aksidentalisht mbesën, përfundon në QKUK

10:24 | 22 Maj 2019

Një rast i rëndë i plagosjes me armë ka ndodhur në Vushtri.

Polica e Kosovës ka bërë të ditur se një e mitur nga Vushtrria mbrëmë, nga pakujdesia ka shkrepur armën e zjarrit, me c’rast e ka plagosur një të mitur tjetër me të cilin ishin së bashku në dhomë, raporton Gazeta Express.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe kanë konfiskuar revolen TT me karikator dhe katër fishekë të kalibrit 7.62 mm që ishte pronë e prindit të dyshuarës.

Viktima e plagosur nga mbesa e saj është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik.

Komento: